Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TE LINDA

Tortila të mbushura

4 tortila integrale

500gr kërpudha

400gr spinaq

200gr djathë “Rugove”

Kripë/piper

Edhe Kërpudha të mbushura me shije pice Recetat e Lindës Kërpudha të mbushura me shije pice

Erëza sipas dëshirës

 

Përgatitja

I presim kërpudhat me trashësi rreth 3 milimetër.

I skuqim në vaj ulliri.

Edhe Supë me kërpudha të pjekura TE LINDA Supë me kërpudha të pjekura

Shtojmë pastaj spinaqin dhe i skuqim të gjitha së bashku, edhe 3 deri në 4 minuta të tjerë.

Në fund shtojmë kripën, piperin dhe erëzat e tjera, sipas përzgjedhjes.

Me masën e fituar mbushim gjysmën e tortilës.

Mbi hedhim djathë dhe piper djegës.

Edhe Supë me shparguj dhe spinaq TE LINDA Supë me shparguj dhe spinaq

I mbyllim tortilat dhe i vendosim në toster, duke i lyer nga të dyja anët me gjalpë.

Masa piqet për 4 deri në 5 minuta.