Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Recetat e Lindës

Kërpudha të mbushura me shije pice

Përbërësit:

1 pako kërpudha të mëdha portobello

Vaj ulliri

Kripë/piper

Djathë mocarelle

Edhe Supë me kërpudha të pjekura TE LINDA Supë me kërpudha të pjekura

Salcë domatesh

Rigon të thatë

Përgatitja:

Marinojmë kërpudhat me vaj ulliri, kripë dhe piper.

Ngrohim tepsinë në 250 gradë për 10min, pastaj i vendosim kërpudhat e marinuara të piqen për 10min.

Edhe File pule me shije pice TE LINDA File pule me shije pice

Pasi kërpudhat të jenë gati, i shtojmë salcën e domateve, djathin dhe rigon.

Rikthehen në furrë, dhe piqen derisa djathi të shkrihet dhe të marrë ngjyrë të artë.