Portali indian Wionnews ka publikuar gjashtë mënyra për përgatitjen e një pice më të shëndetshme.
Fillimisht brumi duhet të bëhet me mill integral në mënyrë që pica të përmbajë fibra të mira shëndetësore si bazë.
Pasi të shtrihet brumi, mbi të duhet të mendohet për një sos domatesh të bërë në shtëpi. Ky sos përgatitet duke fërguar domatet në vaj ulliri bashkë me hudhër e qepë dhe duke i shtuar erëza sipas dëshirës, si për shembull, rigon, basil, majdanoz, etj.
Gjithashtu duhet të vendosen perime, si për shembull, spinaqi, specat, domatet, qepët, kërpudhat, etj, në mënyrë që të shtohen vitamina e minerale në picë.
Sa i përket mishit, ai i qures apo pulës mund të jenë opsione të mira.
Edhe
Pica e ngrirë mund të jetë pjesë e një vakti të shëndetshëm
Djathi që vendoset mbi një picë të shëndetshme duhet të përmbajë më pak yndyrë. Djathëra më të mirë janë ai i dhisë, parmezani apo feta.
Në fund është e rekomandueshme që të mos konsumohet në sasi të tepruar.