TE LINDA

Torte e freskët me dredhëza dhe arra

Përbërësit: 
4 vezë 
4 lugë sheqer 
4 lugë miell 
4 lugë arra 
1/3 pako pluhur për pjekje

Përbërësit për kremin: 
500ml qumësht 
60gr sheqer 
2 pako sheqer vanilje 
Lëvorja e një limoni 
1 lugë spirulina
50gr niseshte 
30gr gjalpë 
100gr krem djathi “Mascarpone” 
400gr dredhëza 
1 banane Lëngu i një limoni

Përgatitja: 

Tundim vezët me sheqer. Shtojmë miellin, arrat dhe pluhurin për pjekje. Masa e fituar piqet për 15 minuta në temperaturë 160 gradë Celsius.

Përgatitja e kremit: 

Vëmë mbi zjarr 400ml qumësht. Në enë tjetër trazojmë të gjithë përbërësit me qumështin e mbetur. Pak para pikës së vlimit të qumështit, ia shtojmë masën e përgatitur. E përziejmë vazhdimisht mbi zjarr, për rreth 5 minuta deri sa masa të trashet. Masën e fituar e largojmë nga ena dhe e lejmë të ftohet pak, duke e mbuluar me folie najloni. Pasi kremi të jetë gati, shtojmë djathin “Mascarpone”. Pemët i presim në pjesë të vogla, me diametër rreth 1 centimetër. I lagim me lëng limoni dhe i shtojmë mbi brumin e pjekur dhe të ftohur. Sipër shtojmë kremin. Torta dekorohet sipas dëshirës.