Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TE LINDA

Ëmbëlsirë me dredhëza

Përbërësit:

120 gr gjalpë

100 gr sheqer

2 vezë

250 gr miell

Edhe Torte e freskët me dredhëza dhe arra TE LINDA Torte e freskët me dredhëza dhe arra

100 ml jogurt

1 sheqer vanilje

1/3 pako pluhur për pjekje

1 qumësht të kondensuar

400 gr dredhëza

Lëngu i gjysmë limonit

200 ml krem qumësht “Hopla”

Edhe Ëmbëlsirë me fruta TE LINDA Ëmbëlsirë me fruta

Përgatitja:

Së pari vendosim qumështin e kondensuar në ujë që të vlojë për 2 orë. Tundim gjalpin e zbutur me sheqer. Pastaj i shtojmë vezët një nga një. Shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje. Në fund shtojmë edhe jogurtin. Masa e fituar vendoset në tepsi keku, me dimension prej 28 centimetrash. Ëmbëlsira më pas piqet në temperaturë 160 gradë celsius. Presim dredhëzat në pjesë të vogla, pastaj ua shtojmë lëngun e limonit. Vendosim dredhëzat mbi kekun e pjekur dhe të ftohur tërësisht, ndërsa sipër shtojmë qumështin e kondenësuar dhe në fund kremin e qumështit të tundur. Në fund, ëmbëlsira dekorohet.