Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Vëllaznimi eliminohet, Besa Famgas mposhtet thellë

Vellaznimi

Tri ndeshje evropiane i kanë luajtur skuadrat kosovare të hendbollit në fundjavë.

Vëllaznimi i Gjakovës luajti të shtunën e të dielën me Tallinna Mistra në Estoni, në kuadër të raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Skuadra gjakovare të shtunën pësoi me rezultat 39:18, ndërsa të dielën humbi me shifrat 37:27. U eliminua në raundin e parë, duke u mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 76:45.

Ndërkohë Besa Famgas të shtunën mbrëma luajti në “Karagaçi” në Pejë me Ionikosin grek. Besa u mposht me rezultat 29:22. Ndeshja e kthimit e raundit të parë të Kupës Evropiane për hendbollistë është të shtunën e ardhshme në Athinë.