Besa Famgas i ka dhënë fund rrugëtimit në garat evropiane. Besa Famgas u ndal në raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë.
Besa Famgas u mposht edhe në ndeshjen e dytë në Greqi nga Ionikosi me rezultatin 32:25.
Skuadra pejane pësoi disfatë edhe në ndeshjen e parë.
Deniz Terziqi ishte më efikasi te Besa Famgas me gjashtë gola.
Pesë i shënoi Elion Vokshi, kurse nga katër i kishin Boban Kakovski dhe Ardit Tafilaj.
Në raundin e parë u ndal edhe Vëllaznimi i Gjakovës. Kastrioti i Ferizajt fillon prej raundit të dytë.