Alex Zanardi, ish-ngasësi i Formula 1 i cili humbi të dy këmbët pas një përplasjeje në një garë dhe më pas e fitoi medalje të arta në Lojërat Paralimpike, ka vdekur të shtunën në moshën 59-vjeçare.
Lajmin e kanë konfirmuar familjarë të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZanardi nga Bologna, debutoi në Formula 1 në vitin 1991. Jeta e tij mori kthesë të papritur në shtator të vitit 2001, kur u përfshi në një aksident në Gjermani, gjatë një gare. Pas asaj gare, Zanardit u desh t’i amputohen të dy këmbët.
Ai refuzoi të shkëputej nga sporti dhe filloi me çiklizëm. U bë sportisti më i suksesshëm italian paralimpik
Ai i fitoi katër medalje të arta dhe dy të argjendta në “Londra 2012” dhe “Rio 2016”.
Në vitin 2020, Zanardi pati tjetër aksident serioz, pasi u godit nga një kamion, teksa garonte në një garë në Toskanë për bamirësi.
Zanardi u lind në Bologna më 23 tetor të vitit 1966.