Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Akuza serioze pasi skitari italian nuk u mbijetoi lëndimeve

Matteo Franzoso

Historisë së skijimit alpin i është shtuar edhe një kapitull i zi. Shpresa e skijimit italian, Matteo Franzoso ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda që mori në një rrëzim të rrezikshëm gjatë stërvitjeve.

Franzoso vdiq në moshën 25-vjeçari, pasi u rrëzua gjatë stërvitjeve në Kili, të shtunën.

Skitari ishte në komë artificiale, ndërsa vdiq të hënën. Ai ka pësuar lëndime të shumta në kokë. Që kur u dërgua në spital, gjasat që skitari t’u mbijteonte plagëve ishin të vogla.

Ai humbi betejën në praninë e prindërve dhe vëllait, një ditë para ditëlindjes së 26-të.

Olimpisti Alan Perathoner, e ka njohur mirë skitarin e ndjerë. Ai është shumë kritik për masat e sigurisë në sportin e skijimit.

“Thjesht nuk mund të ndodhë që një barrierë piste të ofrojë kaq pak rezistencë sa një skitar garash të përfundojë në një strukturë prej druri, si në rastin e Matteos”, ka thënë Perathoner.

Edhe Skitari italian në komë artificiale pas rrëzimit të rrezikshëm Sporte të tjera Skitari italian në komë artificiale pas rrëzimit të rrezikshëm

Ai ka shtuar se në skijim ka më shumë aksidente fatale se në Formula 1 dhe Moto GP dhe se drejtuesit e skijimit nuk kanë mësuar asgjë nga masat që i morën në dy sportet e shpejtësisë.

Në dhjetë muajt e fundit Italia ka humbur edhe dy skitarë të talentuar, 18-vjeçarin Marco Degli Uomini dhe Matile Lorenzin (19).