Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Motoçiklisti zviceran vdiq gjatë incidentit në kualifikime

Mauro Poncini

Motoçiklisti zviceran, Mauro Poncini, vdiq gjatë një incidenti gjatë kualifikimeve për garat me motoçikleta të Manx Grand Prix. Këtë e bënë të ditur organizatorët të mërkurën.

29-vjeçari ishte garues me përvojë në kategoritë “Supersport” dhe “Supertwin”, ndërsa po debutonte në pistën malore në Isle of Man’s.

Organizatorët thanë se Poncini ishte një nga dy motoçiklistët e përfshirë në incidentin në

Cruickshanks, në xhiron e parë të seancës së dytë të së martës.  Garuesi tjetër mori lëndime të lehta.

Garat në këtë ishull, që është në mes të Anglisë, Irlandës së Veriut, Skocisë dhe Uellsit, mbeten ndër më vdekjeprurëset në botë. 

Poncini është garuesi i 272-të që vdiq në garat në këtë vend që nga viti 1911.