Sporte të tjera

Tjetër humbje e Kosovës U17 në Evropianin e hendbollit

Tjetër humbje e Kosovës U17 në Evropianin e hendbollit

Kosova U17 te hendbollistet e ka humbur edhe një tjetër ndeshje të Kampionatit Evorpian të kësaj grupmoshe.

Evropiani U17 për hendbolliste po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kosova U17 të shtunën u mposht nga përfaqësuesja e Izraelit, me rezultatin 37:29. Ndeshja ishte për plasman prej pozitës pesë deri në pozitën e tetë.

Ardiola Surdulli ishte më e dalluara te Kosova me dhjetë gola, ndërsa nga katër gola kishin Aurea Konjuvca, Artenisa Bytyqi dhe Samanda Konjuhaj.

“Dardanet” e reja tani do të luajnë për vend të parafundit. Ballafaqimi zhvillohet të dielën nga ora 12:15.

Kosova në Grupin A i humbi të gjitha tri ndeshjet, ndaj Finlandës, Bullgarisë dhe Letonisë. Finlanda përfundoi e para me gjashtë pikë, Bullgaria e dyta me katër, ndërsa Letonia ishte e treta me dy pikë.

Për vendin e parafundit luan ndaj Britanisë së Madhe që u mposht nga Letonia po të shtunën.