Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Thaqi i fundit në 800 metra vrapim në Evropianin e atletikës

Leon Thaqi

Leon Thaqi ka garuar të hënën paradite për Kosovën në Kampionatin Evropian të atletikës në Birmingham të Anglisë.

Thaqi garoi në kualifikimet në 800 metra vrapim. Ishte i 30-ti, përkatësisht i fundit prej atletëve që garuan. Një atlet nga Holanda nuk startoi fare.

Koha e Thaqit ishte 1 minutë, 50 sekonda e 67 të qindtat. Rekordi i tij personal është 1 minutë, 49 sekonda e 5 të qindtat.

16 më të mirët u kualifikuan në gjysmëfinale. 

Të martën Gresa Bakraqi garon në vrapim 5000 metra.