Atletja e Kosovës, Gresa Bakraçi, nuk e ka përfunduar garën në 5000 metra në Kampionatin Evropian.
Finalja e garës 5000 metra vrap në Evropianin që po mbahet në Birmingham të Anglisë, u zhvillua të martën mbrëma.
Në finale morën pjesë 23 garuese. Vetëm Bakraçi nuk e përfundoi garën e vrapimit prej 5000 metrash.
Medaljen e artë e fitoi italiania, Nadia Battocletti me kohë prej 15 minutash, 37 sekonda e 84 të qindtat.
Marta Garcia e fitoi të argjendtën, kurse medalja e bronztë i takoi italianes tjetër, Micol Majori.
Gazeta gjermane “Bild” ka shkruar se si Bakraçi u shtri anash shtegut të atletikës dhe kërkoi ndihmë pas 3400 metrave.
Edhe
Bakraçi garoi në Botëror, kualifikimi larg
Bakraçi kishte qenë duke u mbajtur mirë me grupin e liderëve, por papritmas u largua nga shtegu dhe u shtri në bari.
“Meqë ndodhej pas kubit, fillimisht u duk sikur askush nuk po e vëren se ka probleme. Në fund, Bakraçi i bëri me dorë njërit prej stafit ndihmës, i cili u kujdes për të. Pas disa minutas ai arriti ta ndihmojë kosovaret të ngrihet përsëri në këmbë. Në fund, ajo arriti ta braktiste vetë stadiumin”, ka shkruar “Bild”.
“Bild” ka shkruar se gjasat janë qe një rritje e ritmit t’ia ketë shteruar energjitë, pasi gara fillimisht nisi me një ritëm mjaft të qetë.