Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova me dy atletë në Evropian

Atletët

Gresa Bakraçi dhe Leon Thaqi do ta përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Evropian të atletikës që nis të hënën dhe përfundon më 16 gusht.

Evropiani i atletikës do të mbahet në Birmingham të Anglisë.

Bakraçi do të paraqitet të martën në disiplinën 5000 metra vrapim, ndërsa Thaqi të hënën në 800 metra.

Ndërkohë, në Evropianin e notit në Paris, Kosovën e përfaqësojnë Arion Budima, Dior Krasniqi, Riga Shala dhe Erina Idrizaj.

Evropiani ka nisur më 31 korrik dhe përfundon më 16 gusht. Notarët e Kosovës i nisin garat të hënën.