Sporte të tjera

Slloveni Pogaçar fiton “Tour de France” për herë të katërt

Tadej Pogaçar

Foto: Associated Press

Tadej Pogaçar ka fituar garën e madhe të çiklizmit “Tour de France” për herë të katërt. Slloveni 26-vjeçar fitoi me një epërsi komode. Ai kishte fituar “Tour de France” edhe vitin e kaluar, si dhe në vitet 2020 dhe 2021. 

“Jam shumë krenar”, tha ai. 

Jonas Vingeaard përfundoi i dyti në renditjen e përgjithshme me 4 minuta e 24 sekonda prapa Pogaçarit.