Gael Monfils ka thënë se ndihet “jashtëzakonisht me fat” që ka luajtur në periudhën e tenistëve të artë, ndërsa ka njoftuar se do të pensionohet në fund të vitit të ardhshëm.
39-vjeçari i ka fituar 13 tituj në karrierën në tenis. Në moshën 38-vjeçare u bë më i vjetri që fiton garë në “ATP Tour”, kur triumfoi në “Auckland Open” në muajin janar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizjet dhe aksionet e Monfilsit e kanë bërë atë njërin prej tenistëve më të popullarizuar.
Por, tenisti i 53-të në botë ka pasur shumë lëndime në vitet e fundit dhe ka vendosur të pensionohet.
“Jeta është e shkurtër. Më besoni, nuk më vjen keq për asgjë. Kam pasur shansin të luajë në periudhën e artë të tenisit, në mesin e më të mëdhenjve në histori. Mundësia për ta kthyer pasionin në profesion është privilegj që do ta kujtoj çdo ditë”, ka shkruar ndër të tjera francezi Monfils.