Hendbollistët e klubit të Rahovecit të shtunën e kanë arritur kualifikimin historik duke u kualifikuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane.
Rahoveci në ndeshjen kthyese të raundit të dytë e mposhti skuadrën belge Bocholt me rezultatin 37:25.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRahoveci kishte përkrahje të madhe nga 2000 shikues në palestrën “Mizahir Isma”. Rahoveci ndeshjen e parë e humbi në Belgjikë me tri gola dallim, 32:29.
Egzon Gjuka i shënoi 10 gola për Rahovecin. Tetë i kishte Jon Muqolli e pesë Victor Alonso. Me nga 4 gola kontribuuan Alban Haziri e Arbios Mushkolaj.
Rahoveci për herë të dytë paraqitet në gara evropiane. Herën e parë kishte luajtur dy ndeshje të forta, por ishte eliminuar.