Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Fitore e Rahovecit në derbi ndaj Kastriotit

hendboll

Rahoveci ka fituar përballë Kastriotit në derbin e xhiros së 27-të të kampionatit elitar të hendbollit në Kosovë. 

Ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në “Mizahir Isma” në Rahovec, Rahoveci e fitoi 35:28. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kastrioti pavarësisht humbjes, mbetet lider me 48 pikë. 

Por e ka vetëm një më shumë se Rahoveci që është i dyti. 

Më i miri te “vreshtarët” ishte Egzon Gjuka me 11 gola, ndërsa shtatë i shënoi Jon Muqolli. 

Te Kastrioti, klubi ferizajas, Felippe Teixeira dhe Alban Haziri i shënuan nga pesë gola.