Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kastrioti e fiton bindshëm derbin ndaj Rahovecit

Kastrioti e fiton bindshëm derbin ndaj Rahovecit

Derbi i xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll i ka takuar skuadrës së Kastriotit të Ferizajt.

Hendbollistët e Kastriotit të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj fituan bindshëm ndaj kampionit në fuqi, Rahovecit me rezultatin, 36:25.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 17:14 për Kastriotin. Ndërkohë hendbollistët e Kastriotit e dominuan edhe pjesën e dytë dhe në fund arritën epërsinë prej 11 golash.

Si Kastrioti ashtu edhe Rahoveci i kanë nga katër fitore e një humbje.

Alban Haziri te Kastrioti i kishte me 12 gola. Nëntë gola i kishte Felippe Teixeira, ndërsa gjashtë i realizoi Festim Mustafa.

Lojë të mirë te Rahoveci pati Egzon Gjuka i cili shënoi pesë gola. Mali Luzha, Ardit Tafilaj e Arbios Mushkolaj i kishin nga katër gola.