Kampionia e Kosovës në futbollin e sallës, Prishtina 01, do të luajë kundër skuadrës nga Letonia, Riga Futsal Club, në ndeshjen e parë të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve.
Kështu është vendosur pas shortit të tërhequr në Nyon të Zvicrës të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjet e 1/8 së finales së Championsit në futsall do të luhen me sistem vajtje ardhje, ndërsa do të garojnë për një vend në çerekfinale.
Nëse “bardhekaltrit” e kalojnë kundërshtarin letonez, në çerekfinale do të luanin me fituesin e ndeshjes Hit Kyiv të Ukrainës dhe Palma Futsal të Spanjës. Palma Futsal është fituese në fuqi e Championsit.
Ndeshjen e parë ndaj Riga Futsal, Prishtina e luan në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë më 24 nëntor. Dueli kthyes në Riga luhet më 5 dhjetor.
Turneu final do të organizohet në Pesaro të Italisë, nga 8 deri më 10 maj.
Prishtina 01 në fazën nokaut të Championsit në futsall u kualifikua nga vendi i tretë i Grupit 4 të “Main Round”.
Ndeshjen e parë e humbi 19:1 nga Sportingu i Lisbonës, dy herë fitues i Ligës së Kampionëve. Më pas në ndeshjen direkte për vend të tretë e mposhti nikoqiren dhe skuadrën kroate, Novo Vrijeme, me rezultatin 7:6. Humbje tjetër pësoi 4:1 nga Kairat Almaty.