Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Prishtina 01 barazon në Champions

Prishtina 01

Kampionia e Kosovës në futbollin e sallës, Prishtina 01, e ka mbyllur baras 3:3 ndeshjen e parë të fazës nokaut të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës nga Letonia, Riga Futsal Club.

Ndeshja e parë e 1/8 së finales së Championsit në futsall u zhvillua në Prishtinë.

Dy golat e parë për Prishtinën 01 i shënoi Drilon Maxharraj, ndërsa golin e tretë e realizoi Ramadan Alaj.

Ndeshja kthyese luhet në Riga të Letonisë më 5 dhjetor.

Nëse “bardhekaltrit” e kalojnë kundërshtarin letonez, në çerekfinale do të luanin me fituesin e ndeshjes Hit Kyiv të Ukrainës dhe Palma Futsal të Spanjës. Palma Futsal është fituese në fuqi e Championsit.

Turneu final do të organizohet në Pesaro të Italisë, nga 8 deri më 10 maj.

Edhe Prishtina 01 synon kalimin në çerekfinale të Championsit Sporte të tjera Prishtina 01 synon kalimin në çerekfinale të Championsit

Prishtina 01 në fazën nokaut të Championsit në futsall u kualifikua nga vendi i tretë i Grupit 4 të “Main Round”.

Ndeshjen e parë e humbi 19:1 nga Sportingu i Lisbonës, dy herë fitues i Ligës së Kampionëve. Më pas në ndeshjen direkte për vend të tretë e mposhti nikoqiren dhe skuadrën kroate, Novo Vrijeme, me rezultatin 7:6. Humbje tjetër pësoi 4:1 nga Kairat Almaty.