Hendbollistët e Kosovës kanë pasur paraqitje pozitive për 40 minuta në Tuzla ndaj Bosnjë-Hercegovinës në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027. Por më pas, në mungesë përqendrimi, vendësit shfrytëzuan çdo mundësi që iu dha dhe fituan thellë.
Kosova e udhëhequr nga përzgjedhësi Jesper Ostlund u mposht në arenën “Mejdan” me rezultatin 34:21 të enjten mbrëma. Tani gjasat për avancim tutje janë zbehur, pas ndeshjes që u zhvillua para afro 2000 shikuesve.
Ndeshja kthyese luhet të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Pjesa e parë ishte shumë interesante dhe u mbyll me vetëm dy gola epërsi për Bosnjë-Hercegovinën. Vendësit krijuan epërsi prej pesë golave pas 15 minutave lojë, 10:5. Por ishte Kosova që pati lojë të mirë me mbrojtje e sulm efikas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova e barazoi rezultatin dy herë, në 11:11 dhe 12:12. Vendësit më pas u shkëputën dhe krijuan epërsi prej dy golash. Pjesa e parë u mbyll 15:13.
Edhe pjesa e dytë ishte e niveluar në dhjetë minutat e para. Kosova u afrua në dy gola sërish 20:18, pas 41 minutash lojë.
Më pas nuk u realizuan me sukses sulmet, por edhe mbrojtja dështoi në disa raste. Kjo bëri që Bosnjë-Hercegovina t’i gëzohet fitores prej 13 golave epërsi.
Drenit Tahirukaj ishte më i dalluari te Kosova me gjashtë gola në 14 tentime. Nga tri gola i shënuan Shaban Zogaj dhe Bujar Ramosaj. Kastriot Jupa, Egzon Gjuka dhe Matej Taci i kishin nga dy gola, ndërsa Valon Dedaj, Drilon Tahirukaj dhe Jon Muqolli shënuan nga një gol.
Portieri Haris Berisha i pati gjashtë pritje, kurse Olt Kabashi dy.
Te vendësit lojë shumë të mirë pati portieri Zoran Radiq, i cili bëri pritje vendimtare në pjesën e dytë. Në total i pati 13 pritje. Me tetë gola, Bosnjë-Hercegovinën e udhëhoqi Mislav Grgiq. Luka Periq i shënoi gjashtë gola në po aq tentime, kurse Adi Mehmedcehajiq dhe Marko Paniq i shënuan nga katër gola.
Kualifikimi synohet të arrihet në ndeshjen kthyese, ndonëse do të jetë mision shumë i vështirë.
Përfaqësuesja më e suksesshme pas dy ndeshjeve avancon në raundin e tretë kualifikues për Botërorin 2027, që është faza e fundit e kualifikimeve. Në atë rreth të garës, Kosova ose Bosnjë-Hercegovina do të ballafaqohet me Ishujt Faroe.
Kosova është në pritje të kualifikimit në ngjarje të madhe të hendbollit me ekipin e të rriturve. Me grupmoshat e reja është paraqitur tri herë në Kampionate Botërore.
Paraqitje dinjitoze e Kosovës në “Mejdan” pas pjesës së parë
Kosova ka pasur paraqitje dinjitoze në pjesën e parë ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Kosova në arenën “Mejdan” në Tuzla, është duke humbur me dy gola disavantazh, 15:13.
Është ndeshja e parë e fazës së dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2027.
Pjesa e parë ishte shumë interesante. Vendësit krijuan epërsi prej pesë golave pas 15 minutave lojë, 10:5.
Por më pas, të udhëhequrit e selektorit Jesper Ostlund, u kthyen në lojë.
Madje e barazuan rezultatin dy herë, në 11:11 dhe 12:12.
Por më pas vendësit u shkëputën dhe krijuan epërsi prej dy golash.
Bujar Ramosaj ishte më i dalluari në pjesën e parë te “Dardanët” me tri gola nga po aq tentime.
Nga dy gola i shënuan Shaban Zogaj, Matej Taci e Drenit Tahirukaj. Valon Dedaj, Drilon Tahirukaj, Jon Muqolli dhe Egzon Gjuka, e mbyllën 30 minutëshin e parë me nga një gol të realizuar.
Portieri Olt Kabashi i pati dy pritje nga nëntë tentime.
Me tri gola te vendësit në pjesën e parë u dallua edhe Ibrahim Haseliq.
Ndeshja kthyese luhet të dielën më 22 mars në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, nga ora 17:00.
Përfaqësuesja më e suksesshme pas dy ndeshjeve kalon në raundin e tretë kualifikues. Në raundin e tretë do të përballet me Ishujt Faroe.