Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kosovës nuk i mjafton fitorja ndaj Bosnjë-Hercegovinës

Hendboll

Hendbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, e kanë fituar ndeshjen kthyese të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027 kundër Bosnjë-Hercegovinës. Por fitorja e arritur të dielën me katër gola dallim, nuk i ka mjaftuar Kosovës.

“Dardanët” fituan ndaj Bosnjë-Hercegovinës me rezultatin, 33:29.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshjen e parë në Tuzla të enjten kaluar ndaj Bosnjë-Hercegovinës, Kosova e humbi me 13 gola dallim.

Ndeshja kthyese u zhvillua në Pallatin e Rinië dhe Sportit në Prishtinë.

Bujar Ramosaj shënoi më së shumti gola për Kosovën. Nga tetë gjuajtje, Ramosaj shënoi shtatë gola. Nga katër gola realizuan Shaban Zogaj, Drilon Tahirukaj dhe Leonard Gegaj.

Te Bosnjë-Hercegovina me nga gjashtë gola ndeshjen e mbyllën Amer Shahinoviq dhe Mislav Grgiq.

Bosnjë-Hercegovina avancon në raundin e tretë kualifikues për Botërorin 2027, që është faza e fundit e kualifikimeve. Në atë rreth të garës, Bosnjë-Hercegovina do të ballafaqohet me ishujt Faroe.


Kosova në epërsi me dy gola pas pjesës së parë

Kosova e ka mbyllur me dy gola epërsi pjesën e parë të ndeshjes së dytë të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Pjesën e parë Kosova e mbylli në favor të saj 17:15.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ndeshjen e parë Kosova e humbi në arenën “Mejdan” me rezultatin 34:21.