---
description: Kosova e ka mbyllur me dy gola epërsi pjesën e parë të ndeshjes së dytë të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.Pjesën e parë
title: Kosova e shënon fitoren e parë ndaj Bosnjë-Hercegovinës, por nuk avancon
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/22/04e04b34-1a8b-489f-83df-c424b1781b00.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Sporte të tjera

# Kosova e shënon fitoren e parë ndaj Bosnjë-Hercegovinës, por nuk avancon

![Kosova Hendboll](https://resources.koha.net/images/2026/March/22/04e04b34-1a8b-489f-83df-c424b1781b00.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 22 mars 2026 17:50
- Shpërndaje në:

- Nga: [Arsim Maxhera](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles) [![Arsim Maxhera](https://resources.koha.net/author/2024/January/04/arsim-maxhera1704397834.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles)
- 22 mars 2026 17:50
- Shpërndaje në:

Në përpjekjen e gjashtë, përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e parë ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Të dielën mbrëma në Prishtinë, hendbollistët kosovarë fituan me rezultatin 33:29.

Fitorja megjithatë nuk ishte e mjaftueshme për të avancuar në raundin e tretë dhe të fundit kualifikues për Botërorin 2027. Bosnjë-Hercegovina fitoi me 13 gola dallim të enjten në Tuzla dhe avancon falë rezultatit më të mirë të përgjithshëm.

Kosova i kishte humbur dy ndeshje nga Bosnjë-Hercegovina një dekadë më parë dhe dy të tjera në vitin 2023.

Por të dielën hendbollistët e përzgjedhësit Jesper Ostlund shfaqën dëshirë më të madhe dhe fituan në fund.

[Edhe ![Kosova mposhtet thellë në Tuzla, zbeh gjasat për avancim](https://resources.koha.net/images/2026/March/19/185df1bd-8afe-4083-8d21-311a24e0cc65.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 19 mar 2026 Kosova mposhtet thellë në Tuzla, zbeh gjasat për avancim](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/paraqitje-dinjitoze-e-kosoves-ne-mejdan-pas-pjeses-se-pare)

Vetëm fillimi i ndeshjes u takoi boshnjakëve, që kishin përkrahjen e dhjetëra tifozëve në Pallatin e Rinisë. Më pas lojtarët e Kosovës kaluan në avantazh dhe falë angazhimit dhe dëshirës së madhe mbajtën epërsi deri në fund. Në fund të pjesës së parë epërsia e Kosovës ishte dy gola, ndërsa në të dytën shumë herë ka arritur në katër gola.

Në palestër ishin rreth 1000 shikues, por tifozë të organizuar kishte vetëm Bosnjë-Hercegovina.

“Ishte lojë e mirë. Ishte e vështirë kur humbëm të enjten me aq shumë gola, për çdo lojtar ka qenë e rëndë. Sot kemi bërë një lojë shumë të mirë. Selektori ka bërë disa ndryshime ashtu siç ai ka dashur dhe ka mundur sepse i kemi pasur të gjithë lojtarët. Besoj se ka qenë lojë e mirë edhe për tifozët. Po ta kishim lojën e parë këtu, me katër apo pesë gola diferencë, besoj se në Bosnjë do të ishte rezultat tjetër. Ne e kemi parë edhe pjesën e parë në Bosnjë se kur kemi qenë të barabartë, ata ishin në presion, ishin në stres. Besoj se do të ishte ndryshe”, ka thënë kapiteni Valon Dedaj.

Përmbysja e rezultatit të ndeshjes së parë është vlerësuar gati e pamundur ende pa nisur ndeshja. Por synimi ishte fitorja. Dhe ajo u arrit.

Më efikasi ishte Bujar Ramosaj me shtatë gola. Ai, si zakonisht, udhëhoqi edhe lojën në mbrojtje. Nga katër gola i shënuan Leonard Gegaj, Shaban Zogaj e Drilon Tahirukaj.  

Suedezi Ostlund, që e mori drejtimin e Kosovës në shtator, është i lumtur me fitoren e sidomos me reagimin e ekipit. 

[Edhe ![Kosova e kalon me sukses raundin e parë kualifikues për Botëror](https://resources.koha.net/images/2026/October/24/55771e9b-8087-4df9-a434-9d20db652c22.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 24 tet 2026 Kosova e kalon me sukses raundin e parë kualifikues për Botëror](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-e-kalon-me-sukses-raundin-e-pare-kualifikues-per-boteror)

Ai debutoi me dy fitore ndaj Britanisë së Madhe, në fazën e parë kualifikuese.

“Jam krenar me djemtë. Jemi kthyer nga ata 20 minuta të dobët të fundit në Tuzla. Sot luajtëm lojë të mirë për 60 minuta dhe jam shumë krenar me këta djem. Karakter të fortë treguam edhe në Tuzla por në 20 minutat e fundit nuk ishim në nivel dhe ishte shumë e vështirë. Sot, 60 minuta hendboll shumë i mirë. Në të dyja repartet, në mbrojtje e në sulm”, ka theksuar Ostlund.

Tani Kosova do të paraqitet në kualifikimet për Evropian. Dhe synon kualifikimin e parë në një ngjarje të madhe me ekipin senior.  

---

**Kosova në epërsi me dy gola pas pjesës së parë**

Kosova e ka mbyllur me dy gola epërsi pjesën e parë të ndeshjes së dytë të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Pjesën e parë Kosova e mbylli në favor të saj 17:15.

[Edhe ![Kosova mposht bindshëm Estoninë, thuajse siguron avancimin tutje](https://resources.koha.net/images/2026/October/23/46fe11fa-f8b7-4e87-a053-ae6a21e1ba59.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 23 tet 2026 Kosova mposht bindshëm Estoninë, thuajse siguron avancimin tutje](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/hendboll-kosova-fiton-thelle-ndaj-estonise)

Ndeshja është duke u zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ndeshjen e parë Kosova e humbi në arenën “Mejdan” me rezultatin 34:21.

[#Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll](https://www.koha.net/tag/perfaqesuesja-e-kosoves-ne-hendboll) [#perfaqesuesja e Bosnje-Hercegovines](https://www.koha.net/tag/perfaqesuesja-e-bosnje-hercegovines) [#HENDBOLL](https://www.koha.net/tag/hendboll) [#boterori 2027](https://www.koha.net/tag/boterori-2027)

Artikuj të ngjashëm

- [![Në përpjekjen e tretë, Kosova e kërkon suksesin në “Mejdan”](https://resources.koha.net/images/2026/March/18/fe808ac6-9f8b-467e-aae1-50bae162464e.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 18 mar 2026 Në përpjekjen e tretë, Kosova e kërkon suksesin në “Mejdan”](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/ne-perpjekjen-e-trete-kosova-e-kerkon-suksesin-ne-mejdan)
- [![Trajneri suedez po e shijon kohën te Kosova](https://resources.koha.net/images/2026/March/13/bd2fa50c-4e4d-4487-abba-3744896c56ff.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Sporte të tjera 13 mar 2026 Trajneri suedez po e shijon kohën te Kosova](https://www.koha.net/sporte-te-tjera/trajneri-suedez-po-e-shijon-kohen-te-kosova)

[Kronikë.]() [Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës, dëshmon mjekja që ia dha ndihmën e parë viktimës argjentinase](https://www.koha.net/kronike/vazhdon-rigjykimi-i-endrit-nikes-deshmon-mjekja-qe-ia-dha-ndihmen-e-pare-viktimes-argjentinase)

[Showbiz.]() [Përfaqësuesit e Elvis Presley dhe Eminem padisin “Suno” për shkelje të të drejtave të autorit me AI](https://www.koha.net/showbiz/perfaqesuesit-e-elvis-presley-dhe-eminem-padisin-suno-per-shkelje-te-te-drejtave-te-autorit-me-ai)

[Botë.]() [Të paktën 34 të vdekur pas fundosjes së një barke në Senegal që barte migrantë](https://www.koha.net/bote/te-pakten-34-te-vdekur-pas-fundosjes-se-nje-barke-ne-senegal-qe-barte-migrante)

[Futboll.]() [Asllani e Gruda në ekipin e xhiros në Bundesligë](https://www.koha.net/futboll/asllani-e-gruda-ne-ekipin-e-xhiros-ne-bundeslige)

[Botë.]() [Shkencëtarët parashikojnë se 2026-ta do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë](https://www.koha.net/bote/shkencetaret-parashikojne-se-2026-ta-do-te-jete-viti-me-i-nxehte-i-regjistruar-ndonjehere)

[Futboll.]() [Fisnik Asllani: “Nuk do të mund të shkruaja tregim më të mirë”](https://www.koha.net/futboll/fisnik-asllani-nuk-do-te-mund-te-shkruaja-tregim-me-te-mire)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Kosova e shënon fitoren e parë ndaj Bosnjë-Hercegovinës, por nuk avancon","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-ne-epersi-me-dy-gola-pas-pjeses-se-pare","datePublished":"2026-03-22T17:50:58+01:00","dateModified":"2026-07-11T14:50:04+02:00","articleSection":"Sporte të tjera","wordCount":615,"author":[{"@type":"Person","name":"Arsim Maxhera","url":"https://www.koha.net/autori/arsim-maxhera/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kosova e ka mbyllur me dy gola epërsi pjesën e parë të ndeshjes së dytë të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.Pjesën e parë","url":"https://www.koha.net/sporte-te-tjera/kosova-ne-epersi-me-dy-gola-pas-pjeses-se-pare","keywords":"Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, perfaqesuesja e Bosnje-Hercegovines, HENDBOLL, boterori 2027","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/22/04e04b34-1a8b-489f-83df-c424b1781b00.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
