Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kosova i nis me fitore kualifikimet për Botërorin 2027

ks

Hendbollistët e Kosovës i kanë nisur kualifikimet për Kupën e Botës 2027 me fitore ndaj Britanisë së Madhe. 

Kosova fitoi të mërkurën mbrëma në Derby me rezultatin 32:26. 

Ishte edhe fitorja e parë e përzgjedhësit të ri të Kosovës, Jesper Ostlund. 

Përzgjedhësi suedez u zyrtarizua te Kosova në fillim të muajit shtator. 

Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Prishtinë. 

Edhe Kosova në raundin e dytë për herë të parë Sporte të tjera Kosova në raundin e dytë për herë të parë

Përfaqësuesja më e suksesshme pas dy ndeshjeve avancon në fazën e dytë kualifikuese, ndërsa “Dardanët” janë në rrugë të mbarë për ta arritur këtë sukses. 

Kosova e shënoi golin e parë në ndeshje me Leonard Gegajn, ndërsa nikoqirja pati seri prej 5:1. Pas 15 minutash lojë, rezultati u barazua në 5:5. 

Më pas, Kosova kaloi në epërsi të cilën nuk e lëshoi deri në fund. E administroi mirë lojën, ndërsa në pushim shkoi me katër gola epërsi, 15:11. 

Edhe në pjesën e dytë Kosova shfaqi më shumë, për fitoren me gjashtë gola dallim. 

Leonard Gegaj ishte më i miri te Kosova me nëntë gola. Me nga pesë gola ndeshjen e mbyllën Olsi Mulaj dhe Drenit Tahirukaj, kurse Drilon Tahirukaj e Lulzim Shabani shënua nga katër gola. Dy gola i realizoi Muhamet Durmishi, ndërsa Ardit Tafilaj dhe Lionel Mirdita kishin nga një gol të realizuar. 

Francisco Pereira ishte më i dalluari te Britania e Madhe me pesë gola. 

Edhe Kosova e gatshme për avancim në rundin e dytë kualifikues të Botërorit Sporte të tjera Kosova e gatshme për avancim në rundin e dytë kualifikues të Botërorit

Kosova deri tani u është afruar disa herë ngjarjeve të mëdha, por nuk ka arritur që të kualifikimet. 

Këtë e kërkon me përzgjedhësin suedez, Ostlund, i cili në këtë post e zëvendësoi Bujar Qerimin. 

Ostlund është përzgjedhësi i parë i huaj i Kosovës.


Kosova e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Britanisë së Madhe

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur me epërsi prej katër golash, 15:11 pjesën e parë të ndeshjes kundër Britanisë së Madhe. 

Edhe Kosova e shënon fitoren e parë ndaj Bosnjë-Hercegovinës, por nuk avancon Sporte të tjera Kosova e shënon fitoren e parë ndaj Bosnjë-Hercegovinës, por nuk avancon

Kjo ndeshje po luhet në Derby të Anglisë dhe i takon fazës së parë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Kosova po drejtohet për herë të parë nga selektori i ri, suedezi Jesper Ostlund.