Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Hendboll, Kosova po avancon ndaj Ukrainës

Hendboll

Hendbollistët e Kosovës kanë shkuar në pushim me katër gola dallim ndaj Ukrainës në ndeshjen e xhiros së tretë të Grupit 6 të fazës së dytë të kualifikimeve për “Euro 2026”.

“Dardanët” janë duke fituar 16:12 pas pjesës së parë.

Leonard Gegaj pati pesë gola në pjesën e parë në gjashtë tentime, ndërsa me nga tri gola nga pesë tentime i kishin kapiteni Valon Dedaj dhe Drenit Tahirukaj.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, para një numri të madh shikuesish.

Kosova është pa fitore në dy ndeshjet e para. Humbi nga Ishujt Faroe 32:21 në udhëtim, ndërsa barazoi 33:33 me Holandën.

Edhe Kosova humb nga Ukraina, por mbetet në garë për kualifikim në Evropian Sporte të tjera Kosova humb nga Ukraina, por mbetet në garë për kualifikim në Evropian

Fitorja eventuale do të rriste gjasat e Kosovës për kualifikim në Evropian, që do të ishte sukses historik.

Kosova të dielën do të luajë sërish ndaj Ukrainës, por në Klaipeda të Lituanisë.

Ukraina ndeshjet si vendëse i organizon në shtete të tjera për shkak të pushtimit rus.

Dy të parët e grupit kualifikohen në Evorpian.

Kualifikohen edhe katër përfaqësueset më të mira të vendit të tretë, prej tetë grupeve sa janë gjithsej.

Edhe Kosova e fiton ndaj Ukrainës ndeshjen që i jep shpresë për Evropian Sporte të tjera Kosova e fiton ndaj Ukrainës ndeshjen që i jep shpresë për Evropian

Kosova e kërkon rastin përmes vendit të tretë.

Evropiani i vitit të ardhshëm organizohet në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji, nga 15 janari deri më 1 shkurt.