Sporte të tjera

Formula 1, Verstappen dominon në Imola

Max Verstappen

Max Verstappen i Red Bullit ka dominuar në Grand Prixin e mbajtur të dielën në Emilia-Romagna të Italisë.

Kampioni i katërfishtë ishte më i suksesshëm se Lando Norris dhe Oscar Piastri, që të dy ngasës të McLarenit.

Për Verstappenin ishte fitorja e dytë e sezonit, ndërsa e katërta rresht në garën në Itali.

Gjashtë javë më parë, Verstappen e kishte fituar edhe Grand Prixin në Japoni.

Në renditjen e përgjithshme të ngasësve, holandezi është i treti.

Listës i prinë Piastri me 146 pikë.

Norris është i dyti me 133 pikë, ndërsa Verstappen i treti ka 124 pikë.