Sporte të tjera

Piastri e fiton garën e Spanjës, Verstappen penalizohet

Oscar Piastri

Foto: Associated Press

Oscar Piastri e përfundoi garën Grand Prix në Spanjë para Lando Norrisit. 

Dhe kështu dyshja e skuderisë së McLarenit i zuri dy vendet e para të dielën në garën e radhës në Formula 1. 

Kampioni në fuqi, Max Verstappen, u përfshi në disa momente kontroverse në fundin e garës. Ngasësi i Red Bullit madje ishte i përfshirë edhe në disa incidente me George Russellin e Mercedesit. 

Piastri është i pari në ranglistën e ngasësve me 186 pikë. Norris mbetet i dyti me 176 pikë, ndërsa Verstappen i treti ka 137 pikë. 

Gara për kampion të F1 në këtë sezon është shumë e fortë.  Afër me pikë është edhe Russell që renditet i katërti me 111 pikë.