Sporte të tjera

Duplantisi i jashtëzakonshëm, vendos tjetër rekord botëror në kërcim me purtekë

Duplantis

Atleti Armand Duplantis vazhdon ta thyejë rekordin e botës në kërcim me purtekë.

Tjetër rekord vendosi të dielën. Rekordi i ri i botës tani është 6,28 metra.

Rekordi i kaluar i atletit të Suedisë ishte 6,27 metra. Ai vazhdon ta përmirësojë rekordin për vetëm një centimetër, thuajse në secilën garë ku paraqitet. Të dielën u paraqit para tifozëve të tij në Stokholm të Suedisë dhe shkëlqeu. Rekordin e arriti në garën e “Diamond League”.

Lartësinë prej 6,28 metra e arriti në tentimin e parë.

Është hera e 12-të që Duplantis e thyen rekordin e botës.