Suedezi Armand Duplantis ka thyer sërish rekordin e botës në kërcim me purtek.
Duplantis të dielën në mitingun e Diamond Leagues në Silesia të Polonisë kërceu 6.26 metra, duke e përmirësuar për një centimetër rekordin që e kishte vendosur në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Për Duplantisin është hera e dhjetë që vendos rekord bote.
Kampioni i dyfishtë Olimpik ka vazhduar serinë e fitoreve që po zgjat më tepër se një vit.
Duplantis garën e të dielës e fitoi me kërcim 6 metra, ndërsa kërkoi që të ngrihej pengesa në 6.26 metra.
Ai dështoi në tentimin e parë, por e theu rekordin në tentimin e dytë.
Artikuj të ngjashëm
-
Duplantis vendos tjetër rekord bote, i pari që kalon 6.30 metra në kërcim me purtek
-
Duplantisi i jashtëzakonshëm, vendos tjetër rekord botëror në kërcim me purtekë
-
Duplantis i jashtëzakonshëm në kërcimin me purtekë, vendos rekord të botës
-
Rekord i ri botëror në kërcim së larti
-
Botërori në Tokio konfirmon forcën e SHBA-së në atletikë