Atleti suedez, Armand Duplantis ka vazhduar me paraqitje mahnitëse në kërcimin me purtekë.
Të hënën mbrëma në Lojërat Olimpike në Paris, 24-vjeçari fitoi medaljen e artë. Më pas e përmirësoi rekordin e botës që e mbante vet.
Me kërcim prej 6 metrave, Duplantis siguroi medaljen e artë. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të. Ai vazhdoi garën me vetveten, duke ngritur pengesën në 6.25 metra. Dhe në tentimin e fundit e kaloi këtë lartësi për rekord të ri botëror.
Është hera e nëntë që Duplantis e përmirëson rekordin e botës. Së fundi rekord kishte vendosur më 1 prill. Rekordi i kaluar ishte 6.24 metra.
“Mondo, Mondo” ka shpërthyer në thirrje tifozëria, derisa atleti i jashtëzakonshëm po kërkonte rekordin botëror. Dhe atë e arriti.
Sam Kendricks i SHBA-së fitoi të argjendtën me kërcim prej 5.95 metra. Të bronztën e fitoi Emmanouil Karalis me 5.90 metra.
-
Duplantis vendos tjetër rekord bote, i pari që kalon 6.30 metra në kërcim me purtek
-
Duplantisi i jashtëzakonshëm, vendos tjetër rekord botëror në kërcim me purtekë
-
Duplantis sërish me rekord bote
-
Garë interesante në kërcim së larti, Kerr fiton të artën
-
Kerr fiton garën interesante në kërcim së larti