Sprinteri amerikan, Marvin Bracy-Williams, është dënuar me 45 muaj jashtë garave për dy akuza për doping, ka njoftuar agjencia antidoping e SHBA-së të mërkurën.
Medalisti i argjendtë i Botërorit 2022 në 100 metra vrapim, ishte suspenduar fillimisht në shkurt të vitit 2024, pasi kishte dalë pozitiv në testin për testosteron.
Bracy-Williams më parë ka qenë edhe profesionist në futbollin amerikan.
Kampioni Botëror i vitit 2022, Fred Kerley, u suspendua në muajin gusht për thyerje të rregullave të dopingut. Ndërkohë, Erriyon Knighton, i katërti në 200 metra vrapim në Lojërat Olimpike në Paris, është i suspenduar prej muajit shtator, po ashtu për thyerje të rregullave të dopingut.
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj suspendim për Kyrgiosin pasi doli pozitiv në kokainë
-
Kyrgios suspendohet pasi doli pozitiv në testin për kokainë
-
Mudryk bën apel në CAS për dënimin katërvjeçar
-
Pas vrapimit në 100 metra, Jefferson fiton edhe në 200 metra
-
Noah Lyles e fiton garën interesante në 200 metra vrapim, barazon rekordin e Boltit