Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Van Dijk kërkon të largohet nga Southamptoni

Mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk edhe zyrtarisht ka kërkuar largimin nga Southamptoni, transmeton Koha.net.

Sky Sports raporton se i shumëkërkuari nga Liverpooli i ka dorëzuar Southamptonit kërkesën e tij për largim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një deklaratë të lëshuar nga kompania e tij e menaxhimit thuhet se, “është për keqardhje të konfirmoj se sot kam dorëzuar një kërkesë për t’u larguar nga Southamptoni. Fatkeqësisht ndjej se nuk kam alternativë tjetër pasi klubi më kishte njoftuar se ka vendosur që të sanksionojë me gjobë, ekuivalente me pagën time dy javore”.

“Gjatë gjashtë muajve të fundit kam mbajtur diskutime të shumta me përfaqësuesit e bordit, ish-menaxherin Claude Puel si dhe menaxherin e ri Mauricio Pellegrino për t’i informuar të gjithë dëshirën time për t’u larguar në kërkim të një sfide të re”, thuhet në deklaratë, transmeton Koha.net.

Van Dijk më tutje shton se, “jam shumë ambicioz dhe dua të arrij sa më shumë që është e mundur për të përmbushur potencialin tim në atë që është karrierë shumë të shkurtë profesionale në futboll. Dua të luaj futboll evropian përsëri dhe të luftoj për trofe të rëndësishëm dhe për këtë dua që Southamptoni të konsiderojë interesimin e top klubeve, nëse ende ka oferta”.

Për të kanë shprehur interesim Liverpooli dhe së fundmi Chelsea.