Mbrojtësi i Southamptonit, Virgil van Dijk ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.
Ai ka kërkuar largimin, dhe një gjë të tillë ia ka konfirmuar edhe klubit të tij, ndërsa për këtë arsye është duke stërvitur i vetëm, transmeton Koha.net. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Southamptonit, Mauricio Pellegrino.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Djaloshi na ka thënë se nuk është në dispozicion për të luajtur pasi dëshiron largimin. Ky është vendimi”, ka thënë Pellegrino për Daily Telegraph.
Pellegrino më tutje ka thënë se ia ka bërë të ditur lojtarit se klubi nuk e dëshiron shitjen e tij.
Shërbimet e tij me ngulm po i kërkon Liverpooli, që javë më parë kishte kërkuar falje për fillimin e negociatave me të pa lejen e Southamptonit.