Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Van Dijk pranon se duhet të përmirësohet

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka pranuar se nuk ka luajtur në nivelin e tij të zakonshëm këtë sezon dhe së duhet të përmirësohet, pasi mund të paraqitet shumë më mirë.

Ashtu si ekipi i tij, edhe Van Dijk ka pasur vështirësi deri më tani këtë sezon, duke bërë një numër gabimesh dhe duke mos pasur stabilitet në mbrojtje sikurse në të kaluarën.

Megjithatë, holandezi nuk është shumë i shqetësuar me rënien e formës së tij, pasi ka thënë se po punon për t’u kthyer më i fortë se kurrë.

“Mund të bëj paraqitje shumë më të mira dhe jam duke punuar në këtë aspekt. Jo vetëm unë, por edhe ekipi mund të ketë paraqitje më të mira. Kështu që besoj se shumë shpejt do të rikthehemi”, është shprehur holandezi 31-vjeçar.