Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Van Dijk i gatshëm për sfidën ndaj Southamptonit

Foto: Reuters

Zyrtare: Van Dijk i gatshëm për sfidën ndaj Southamptonit

Liverpooli ka konfirmuar se mbrojtësi Virgil Van Dijk është i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Southamptonit, transmeton Koha.net.

Van Dijk kishte pësuar një lëndim në fitoren prej 2 me 1 ndaj Tottenhamit, megjithatë do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij.

“Ai duket mjaft mirë. S’ka ndonjë shqetësim të madh. Van Dijk ka stërvitur normal, gjithçka është në rregull”, ka thënë Jurgen Klopp, trajner i Liverpoolit.