Skuadra e Liverpoolit do të jetë pa mbrojtësin Virgil Van Dijk të paktën për dy ndeshjet e ardhshme shkaku i lëndimit, ka njoftuar “Daily Mail” të enjten.
Van Dijk u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Brentfordit, të cilën Liverpooli e humbi dhe u detyrua të zëvendësohej në pjesën e dytë. Ai ka lënduar muskulin e këmbës dhe nuk do të jetë në gjendje të aktivizohet në dy ndeshjet e ardhshme.
Holandezi do t’i mungojë Liverpoolit në duelin kundër Wolverhamptonit që luhet këtë javë në kuadër të Kupës FA, si dhe atë ndaj Brightonit javën e ardhshme që i takon Premier Leagues.
Deri më tani, Van Dijk ka regjistruar 24 paraqitje për Liverpoolin këtë sezon në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm