Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Firmino e van Dijk kthehen në stërvitje

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka marrë lajme të mira të premten, pasi në stërvitje i janë kthyer dy lojtarë të rëndësishëm.

Mbrojtësi Virgin van Dijk dhe sulmuesi Roberto Firmino kanë stërvitur me pjesën tjetër të ekipit pasi janë rikuperuar nga lëndimet.

Të dy futbollistët pritet së shpejti të jenë të gatshëm për lojë pas mungesës që e patën.

Firmino nuk ka luajtur prej muajit dhjetor, ndërsa Van Dijk mungoi përgjatë muajit të shkuar.

Te Liverpooli po besojnë se të dy lojtarët do të jenë plotësisht të gatshëm për duelin e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave do të zhvillohet më 21 shkurt në “Anfield Road”.