Roberto Firmino, Thiago Alcantara dhe Joel Matip do të jenë të gatshëm për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.
Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp ka bërë të ditur se lojtarët kanë stërvitur dhe do të janë të gatshëm për këtë përballje.
“Mendoj se të gjithë u stërvitën plotësisht. Nuk jam i sigurt ende se çfarë mendojmë për këtë saktësisht, të jem i sinqertë, sepse duhet të shohim se si reagojnë ata. Futbollistët kanë stërvitur në mënyrë të rregullt dhe shpresoj të janë të gatshëm”, deklaroi Klopp.
Liverpool të martën do të presë në “Anfield Road”, Interi në ndeshjen e dytë kthyese. Në takimin e parë Liverpooli fitoi me rezultatin 2:0.