Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Firmino dhe Jota në dyshim për finalen e Carbao Cup

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, po shpreson se sulmuesit Roberto Firmino dhe Diogo Jota, do të jenë të gatshëm për finalen e Carabao Cup kundër Chelseat të dielën.

Të dy lojtarët munguan në ndeshjen e fundit në ligën ndaj Norwichit.

“Është ende herët të flasim për situatën e të dy lojtarëve. Ata dukeshin mirë, por duhet të presim konfirmimin edhe nga stafi mjekësor”, deklaroi Klopp.

Liverpool të dielën në “Wembley” do ta kërkojë trofeun e parë të këtij sezoni.

Artikuj të ngjashëm