Ndeshja gjysmëfinale ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit në kuadër të “Carabao Cup” mund të shtyhet. Sipas “Daily Mail”, skuadra e Liverpoolit mund të kërkojë një gjë të tillë shkaku i mungesave të shumta në skuadër.
Te Liverpooli do të mungojnë trajneri Jurgen Klopp, si dhe lojtarët Roberto Firmino, Alisson dhe Joe Matip që janë infektuar me koronavirus.
Përveç këtyre lojtarëve nga Liverpooli janë larguar edhe Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Naby Keita për të luajtur në Kupën e Afrikës.
Zyrtarë e Federatës së Futbollit të Anglisë kanë bërë të ditur se ndeshja mund të shtyhet në rast se skuadra ka në dispozicion 13 futbollistë.