Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arsenali me shumë mungesa, listës i shtohet Calafiori

arsenal

Trajneri Mikel Arteta ka thënë se lëndimi në gju i mbrojtësit Riccardo Calafiori është serioz dhe kjo e ka shqetësuar teknikun spanjoll që para duelit të së dielës ndaj Liverpoolit në Premier League, pritet të ketë mungesa të rëndësishme. 

Gjendja fizike e Calafiorit është duke u monitoruar vazhdimisht. 

Ai rrëshqiti të martën mbrëma në fitoren 1:0 ndaj Shakhtar Donetskut në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen që u zhvillua në “Emirates Stadium”. 

Calafiori, që po aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes, u zëvendësua nga Myles Lewis-Skelly. 

Arsenali ndaj Liverpoolit nuk do ta ketë as William Saliban që është i suspenduar, ndërsa Jurrien Timber nuk ka luajtur prej fillimit të muajit për shkak të lëndimit. 

Edhe Ylli i Arsenalit mungon një muaj Futboll Ylli i Arsenalit mungon një muaj

Për kohë të gjatë mungojnë edhe Takehiro Tomiyasu dhe Kieran Tierney. 

Jashtë do të jetë edhe Martin Odegaard, ndërsa Bukayo Saka i ka humbur dy ndeshjet e fundit për shkak të zgjatjes së muskulit që e pësoi sa ishte i angazhuar me Anglinë.