Ndeshja e parë gjysmëfinale e “Carabao Cup” ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit, e paraparë të luhet të enjten, është shtyrë për shkak të rasteve pozitive me koronavirus te klubi nga “Merseyside”.
“Të kuqtë” e kanë mbyllur qendrën stërvitore të ekipit të parë të mërkurën pasi ndihmëstrajneri, Pep Lijnders, u bë personi i radhës që duhet të izolohet.
Tani takimi i parë i kësaj gjysmëfinaleje do të zhvillohet në “Anfield” më 13 janar, ndërsa i dyti në “Emirates Stadium”, më 20 janar.
Që të dyja takimet do të luhen në orën 20:45.