Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Firmino mungon në finale, Jota në dyshim

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, do të mungojë në finalen e Carabao Cup të së dielës kundër Chelseat për shkak të lëndimit.

Braziliani ka munguar në dy ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në ijë dhe nuk do të jetë rikuperuar në kohë për fundjavë.

Ndërsa në dyshim mbetet edhe sulmuesi portugez, Diego Jota.

Jota ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, por nuk dihet a do të jetë në gjendje t’i ndihmojë skuadrës.

Jota nuk u paraqit në fitoren e fundit të Liverpoolit ndaj Leedsit.

Finalja Chelsea – Liverpool luhet të dielën nga ora 17:30.