Roberto Firmino është lojtari i radhës që do të mungojë te Liverpooli shkaku i një lëndimi të pësuar.
Sulmuesi brazilian u lëndua në ndeshjen e fundit në Champions League kundër Atletico Madridit duke u detyruar ta lërë fushën para kohe.
Stafi mjekësor i klubit anglez ka bërë të ditur se Firmino do të mungojë së paku deri në katër javë pas zgjatjes së muskulit të këmbës.
Sulmuesi 30-vjeçar këtë sezon në 11 ndeshje ka realizuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm