Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur para duelit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.
Klopp ka parashikuar duel të vështirë përballjen me kampionin në Serei A.
“Interi është absolut një top ekip i klasit të lartë. Lojtarët, menaxheri dhe të gjithë së bashku arritën të dilnin kampion vitin e kaluar. Me gjithë respektin për skuadrat e tjera mendoj se ndoshta Interi është skuadra më e mirë këtë vit në Itali. Ata luajnë futboll të bukur dhe të organizuar. Nuk ka dyshim se aty se do të jetë një ndeshje e vështirë”, deklaroi Klopp.
Ndeshja Inter – Liverpool luhet të mërkurën nga ora 21:00.