Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp ka vlerësuar Interin, por ka theksuar se kualifikimi i skuadrës së tij është i merituar.
“Vështirësitë që i kishim janë të afërta me ato që i kam pritur. Interi është ekip shumë, shumë i mirë, ofron ndeshje si kjo. Pa luajtur shkëlqyeshëm kishim raste të pastra. Është plotësisht në rregull që gjatë dy ndeshjeve, njërën e fituan ata e ne u kualifikuam. Ne kemi mundur të paraqitemi më mirë ndaj një kundërshtari që ta bën jetën të vështirë”, ka theksuar Klopp.
Artikuj të ngjashëm