Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp ka folur për garën e fortë për titull të kampionit në Premier League. Titullin në mënyrë dramatike e fitoi Manchester City, në minutat e fundit të xhiros së fundit.
“Djemtë kanë luajtur një sezon të jashtëzakonshëm”, ka thënë Klopp në konferencë për shtyp.
“E gjithë xhiroja është absolutisht e jashtëzakonshme. Ndeshja e sotme ka treguar kaq shumë për këta djemë. 92 pikë është çmenduri. Ishte e qartë para ndeshjes se shumë gjëra duhet të ndodhin. Urime për Manchester Cityn, Pep Guardiolan, lojtarët e Cityt. Ne ishim afër, por në fund jo afër sa duhet. Edicioni ishte aq i fortë, aq i përafërt. Momente, vendime, gjëra të tilla. Ajo që kam mësuar për jetën është se nëse qëndron në rrugën e duhur dhe vazhdon para, e merr shpërblimin. Jo sot, por do ta marrim”, ka thënë Klopp.