Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Ndeshje spektakolare

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp është shprehur krenarë prë fitoren 7:0 ndaj Manchester Unitedit.

“Nuk kam fjalë. Ndeshje spektakolare e futbollit. E jashtëzakonshme. Kemi luajtur futboll të nivelit të lartë ndaj një ekipi në formë. Fillimi i pjesës së dytë ishte i mirë dhe fundi ishte vërtetë i bukur. Ky është futbolli, mund të ndodhë. Ishte shtytja që e donim. Na dërgon në drejtimin e duhur. Të gjithë duhet ta dinë se jemi këtu pranë. Nuk ndodhi për një kohë, por sonte ishte shfaqje e duhur se si mund të jemi dhe si duhet të jemi tani e tutje”, ka thënë Klopp.

Ai ka folur edhe për rekordin e Mo Salah, që u bë golashënuesi më i mirë në histori të Liverpoolit, në Premier League.

“129 gola, është e pabesueshme. Çfarë shifre e pabesueshme. Ai është lojtar special. Ne e çmojmë tani por në të ardhmen njerëzit do të shikojnë prapa dhe do të thënë ‘uau’. Jemi dëshmitarë të një gjejë vërtetë të veçantë”.