Juergen Klopp ka minimizuar gjasat e Liverpoolit për të fituar titullin e kampionit në Angli, pavarësisht se Manchester City lëshoi pikë në ndeshjen ndaj West Hamit të dielën duke luajtur baras.
Manchester City do ta luajë ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Aston Villas, por trajneri gjerman beson se klubi i drejtuar nga trajneri Pep Guardiola nuk do të lëshojë pikë.
“Nuk e di herën e fundit kur City humbi pikë dy ndeshje radhazi.
Nuk pres që City të humbë pikë atje”, deklaroi Klopp.
Manchester City është lider në Premier League me 90 pikë, katër më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.